Besnik
Krasniqi
Dritë Për Prizrenin
kontakt@besnikohu.info


Kandidat për Kryetar të Komunës së Prizrenit


Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën.
PRIZREN
Besnik Krasniqi
PROGRAMI ZHVILLIMOR ZGJEDHOR
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Prizren
2025 – 2029
Prizren, 2025
Vizioni dhe Misioni
Vizioni im është i qartë: jo korrupsion, por qeverisje të ndershme e transparente.
Një komunë që i shërben qytetarit, jo interesave të ngushta.
Prioriteti im është zhvillimi ekonomik – fuqizimi i bizneseve lokale dhe hapja e vendeve të reja pune, pa pasur nevojë askush të japë para për punësim.
Do të kemi një arsim modern që përgatit fëmijët për të ardhmen dhe një shëndetësi të digjitalizuar, që i shërben qytetarëve shpejt dhe me efikasitet. Infrastruktura do të jetë e rregulluar, rrjetet ujore të pastra dhe transporti i qëndrueshëm.
Prizreni do të jetë qendër e turizmit historik, urban, malor dhe agroturizmit. Për këtë, do të mbështesim bujqësinë dhe blegtorinë, do të subvencionojmë themelimin e kooperativave bujqësore, që fermerët të prodhojnë më shumë, të shesin më mirë dhe të përfitojnë drejtpërdrejt.
Komuna do të funksionojë si një “smart city” – me shërbime digjitale për çdo qytetar. Do të ketë përkrahje reale për sportin, mbështetje meritokratike për OJQ-të, shoqatat kulturore dhe klubet sportive. Po ashtu, do të krijojmë më shumë zona të gjelbra për një Prizren të shëndetshëm.
Prizreni që unë e shoh është një qytet i gjallë, i lidhur mirë, i qëndrueshëm dhe i ruajtur historikisht – një qytet ku jetohet, punohet dhe vizitohet me krenari.
Dhe për ta bërë edhe më atraktive, do të organizojmë Festen e Agroturizmit dhe Produkteve Lokale – ku prodhimet e bujqve e blegtorëve tanë promovohen para vizitorëve nga gjithë rajoni.


Urbanizmi dhe planifikimi urban
➢ Formimi i zyrës për Zhvillim dhe menaxhim projektesh kapitale brenda komunës.
➢ Restaurim i lagjeve historike dhe trashëgimisë kulturore.
Ripunimi i fasadave të objekteve të veçanta në qytet e me theks të veçantë në Zonën Historike.
Vazhdimi i rivitalizimit të Zonës Historike duke punuar në infrastrukturën nëntokësore, kanalizimin, ujësjellësin, rrjetin elektrik, rrjetin kablor, tubave rezervë për instalime të mëvonshme në rast nevoje, eliminimin e të gjitha shtyllave dhe kabllove mbi tokë, përveç shtyllave ndriçuese dekorative.
Vazhdimi i rivendosjes së kubëzave të gurit – kalldërmit në mënyrë profesionale dhe të qëndrueshme në të gjithë Zonën Historike.
Standardizimi i reklamave të bizneseve brenda Qendrës historike.




Shërbimet Publike
➢ Investime në infrastrukturë moderne (rrugë, parkingje nëntokësore, tregje publike, ecje dhe çiklizëm, digjitalizim shërbimesh).
▪ Dy nënkalime të mëdha: njëri që lidh rrugën Ekrem Rexha – Drini me rrugën Ibrahim Rugova, dhe tjetri që lidh Ekrem Rexhën me rrugën Wesley Clark.
▪ Pranë “Shtëpisë së Bardhë” do të ngrihet parkingu më i madh në qytet, me tri nivele nën tokë dhe një mbi tokë. Sipër tij do të ndërtohet objekti i ri i Administratës Komunale, një shtëpi e shërbimit për qytetarin, ndërsa pas tij do të krijojmë Parkun Botanik, një frymëmarrje e re për Prizrenin.
▪ Do ta përfundojmë Unazën e qytetit, nga rruga “Ymer Prizreni” në drejtim të “Brigadës 125”, deri te rrethrrotullimi i Hoqës së Qytetit. Ky projekt do të shkurtojë kohën e udhëtimit, do të ulë ndotjen dhe do të sjellë rend në qarkullim.




▪ Një tjetër projekt madhor do të jetë lidhja e Zhurit me Podgurin, një arterie e re që hap zhvillimin ekonomik e turistik, duke integruar zonat rurale me qytetin. Po ashtu, do të investojmë në rrugë të reja që lidhin Zhupën dhe Malësinë e Sharrit, duke e bërë Prizrenin një qarkullim unik dhe të lidhur në çdo cep.
▪ Në zonën e vjetër të qytetit do të heqim kabllot nga fasadat e shtëpive historike dhe do t’i fusim nëntokë, duke ruajtur autenticitetin e qendrës historike. Përveç kësaj, do të hartojmë një studim për ndërtimin e sistemit të tramvajit elektrik që do të operojë në unazën e qytetit – një hap drejt
mobilitetit modern dhe ekologjik.
▪ Ndërtimi dhe rregullimi i rrugëve të reja dhe ekzistuese në qytet dhe në fshatra.
▪ Vazhdimi i rrugës unazore të re ( tranziti I KFOR-it) nga Arbana me rrugën e Nashecit dhe kyqja te rrethi i Hoqës së Qytetit. Përmirësimi i ndriqimit publik të rrugëve në tërë teritorin e komunës së Prizrenit.
▪ Parkingjet publike në çdo hapësirë të lejueshme të menaxhohet dhe mbikqyret nga komuna.
▪ Ndërtimi i parkingjeve shumëkatëshe dhe atyre nëntokësore me partneritet publiko-privat.
▪ Parkingje të mëdha në hyrjet e qytetit për ta ulur trafikun në qendër.
▪ Ndërtimi i tregut modern të prodhimeve të qumështit, vezëve, peshkut e mishit me partneritet publiko-privat.
➢ Siguri dhe Emergjenca
▪ Pajisje moderne dhe efikase për brigadën e zjarrfikësve.
▪ Automjete për brigadën e zjarrfikësve.
▪ Krijimin e një ekipi mjekësor që do të kujdestrojë në qendrën e zjarrfikësve
▪ Ndërtimi i tregjeve për pemë e perime sipas standardeve.
▪ Ndërtimi i tregut për prodhuesit vendor të prodhimeve bujqësore.
▪ Ndërtimi i tregut të lirë të plaçkave në hapësirë e cila nuk pengon lëvizjen e qytetarëve dhe maiknave.
▪ Caktimi i hapësirave të auto tregjeve.
▪ Ndërtimi i shtegut për biçiklistë dhe ecje nga Prizreni në Nashec dhe nga Nasheci në Gjonaj, përgjatë bregut të lumit.
▪ Ndërtimi i shtegut për ecje nga Prizreni në Novosellë.
▪ Krijimi i platformës elektronike komunale E-Prizreni
▪ Shtimin e autobusëve modernë (hibride).
▪ Ndriçim LED dhe rehabilitim në të gjitha lagjet dhe rrugët kryesore.
▪ Vendosje të sistemit “Smart City” për menaxhimin e trafikut dhe energjisë.
▪ Lidhjen e lagjeve dhe fshatrave kryesore me qendrën përmes linjave të reja.
▪ Orar të rregullt dhe aplikacion digjital për ndjekjen e autobusëve në kohë reale.
Mjedisi dhe Qyteti i Gjelbër
➢ Një Prizren i pastër, i gjelbër, me parqe dhe hapësira të reja për qytetarët.
▪ Ndërtim i dy rezervuarëve të rinj për akumulimin e ujit të pijshëm.
▪ Investime në rrjetin e stërvjetëruar të qytetit.
▪ Eliminimi i ndotjes së ambientit nga çdo grykëderdhje e ujërave të zeza nëpër fshatra – impiantet e ujërave të zeza.
▪ Përmirësimi i shërbimeve në grumbullimin e e mnbeturinave duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarin.
▪ Ndalimi i degradimit të mëtutjeshëm nga deponia e materialeve të ngurta në Zhur.
▪ Eleminimi i deponive ilegale
▪ Zhbërja e KRM “ Ekoregjioni” dhe krijimi i kompanisë komunale të mbeturinave.
▪ Ndërtimi i pendës në grykën e Lumbardhit.
▪ Rritja e hapësirave të reja të gjelbërta në pjesë të ndryshme të qytetit si dhe rirregullimi dhe menaxhimi i Parkut të Qytetit.






Ekonomia dhe Punësimi
➢ Agrobiznesi dhe Fshati i Zhvilluar
▪ Ndërtimi dhe rehabilitimi i kanaleve ujitëse dhe të kullimit të tokave bujqësore.
▪ Krijimi i kooperativave bujqësore
▪ Rritja e mëtutjeshme me subvencione dhe grante për bujqit.
▪ Ndërtimi i kanaleve ujitëse, hapjen e pusetave dhe rezervuareve akumuluese të ujitjes.
▪ Ndërtimin e stallave për bagëti me infrastrukturë të kompletuar.
▪ Grante për linja të përpunimit të qumështit.
▪ Investime në impiante për grumbullim dhe ruajtje – frigorifer.
▪ Investime në stabilimente përpunuese të prodhimeve bujqësore dhe atyre blegtorale.
▪ Krijimi i fondit të veçantë peër kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi.
▪ Grante në makineri për prodhim dhe paketim
▪ Grante në hapësira-objekte për punë
▪ Organizim të panaireve, gjetjen e tregjeve, organizimin e konferencave dhe trajnimeve profesionale
▪ Hapësira të mjaftueshmë për prodhuesit vendor në qendrat e mëdha tregtare.
▪ Krijim të kushteve të favorshme për investitorët nga diaspora dhe të huaj, duke u ofruar hapësirë në zonat industriale me kontrata simbolike, duke u garantuar investimet si qeverisje lokale, shërbime publike të rregullta, lirim nga taksat komunale për ndërtim të objekteve të biznesit.
▪ Përkrahja e Agjencioneve për zhvillim vendor dhe krijimi i një qendre për koordinim me donatorët dhe menaxhim të investimeve të huaja, thithjen e granteve dhe donacioneve.
▪ Informim të vazhdueshëm të diasporës, bashkëpunim me shoqatat e bezneseve në diasporë për mundësitë e investimeve sektoriale dhe eleiminim të pengesave burokratike.
▪ Bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile në thithjen e donacioneve përmes projekteve të përbashkëta.






➢ Punësimi dhe Aftësimi Profesional
▪ Qendra të trajnimit profesional për të rinjtë në IT, teknologji dhe zanate.
▪ Program i veçantë për punësimin e grave dhe kategorive të margjinalizuara.
▪ Partneritete me kompani për praktikë dhe punësim direkt të studentëve.
➢ Krijim i zonave industriale e tregtare që hapin vende pune dhe ndalin migrimin.
▪ Vazhdimi i investimeve në zonën industrial në Lubizhdë dhe funksionalizimi i saj.
▪ Investimet në zonën industrial në Bokë.
▪ Hartimi i Planit Detal Rregullues për Zonë industrial në Zhur.
▪ Ndërtimin e Parkut Industrial.
▪ Krijimin e kushteve që Prizreni të futet në hartën e qyteteve të organizimit të panaireve.
▪ Thirrja e konferencave ndërkombëtare në Prizren me investim komplet të komunës.


Turizëm, Kulturë dhe Trashëgimi
➢ Zhvillim i turizmit kulturor dhe natyror.
▪ Krijimin e ambienteve të reja për vizitorët në Kalanë e Gralishtës, Kalanë e Vashës, vizatimet parahistorike në Guvat e Murademës.
▪ Shpallja e Pashtrikut, Koritnikut dhe Kabashit si zona të veçanta të mbrojtura, si dhe kënetës së krijuar në Gjonaj, në koordinim me ekspertë të fushës dhe ministritë përkatëse.
▪ Rindërtimi i urës përballë objektit të Komunës, urës së Arastas, urave përballë Lidhjes së Prizrenit dhe urës së Marashit.
▪ Rregullimi komplete i ambientit në Marash.
▪ Kompletimi i ndriqimit public në lagje, parkingje, kënde të lojërave, shtigje të ecjes, oborre të institucioneve, etj.
▪ Krijimi i kushteve për një ambient miqësor dhe mbështetje institucionale për sektorin privat, për rritje dhe fuqizim të qëndrueshëem të kapaciteteve në sektorin e gastronomisë dhe të hotelierisë.
▪ Mbështetje për ushtruesit e zanateve dhe të artizanateve, si dhe sigurimi i hapësirave të përkohshme për shitje të prodhimeve të tyre në zonën historike.


▪ Stadium i Qytetit.
▪ Teleferiku për Kala – partneritet publiko-privat.
▪ Disa hapësira për biznes shërbyese dhe suvenire në Kalanë e Prizrenit.
▪ Sheshet dhe hapësirat publike për ndërtimin e parkingjeve nëntokësore.
▪ Tokë në hapësira të përshtatshme për ndërtimin e objektit për rehabilitim
dhe shërimin e personave të varur nga droga.
▪ Tokë në hapësira të përshtatshme për ndërtimin e objektit për Veteranët
dhe invalidët e UÇK-së.
▪ Investim në projekte kapitale me bashkëinvestim me qeverinë,
institucionet e huaja dhe me partneritet publiko-privat.
▪ Ndërtimi i pendave përgjatë Lumbardhit dhe krijimi i hapësirave
rekreative.
➢ Evente dhe promovim ndërkombëtar
▪ Forcimi dhe zgjerimi i festivaleve të tjera ndërkombëtare.
▪ Krijimi i një “Jave Kulturore të Prizrenit” që promovon artin, muzikën dhe traditën.
▪ Partneritete me qytete evropiane për shkëmbime kulturore.
Arsim profesional, cilësor dhe teknologjik
▪ Digjitalizimi i Shkollave
• Pajisjen e shkollave me teknologji të avancuar: kompjuterë, tabela interaktive dhe qasje të plotë në internet.
• Trajnimin e mësimdhënësve për përdorimin e mjeteve digjitale në procesin mësimor.
• Krijimin e platformave online për mësim dhe komunikim shkollë-prind.


▪ Kuadri Arsimor
• Përmirësimi i kushteve të punës dhe mbështetje për mësimdhënësit.
• Kualifikime të vazhdueshme profesionale për rritjen e kapaciteteve të tyre.
• Nxitja e pjesëmarrjes së kuadrit të ri dhe motivimi i talenteve të reja në
arsim.


▪ Zbatimi i Kurrikulës
• Mbështetje për zbatim të plotë dhe cilësor të kurrikulës së re.
• Pajisja e shkollave me materiale të nevojshme për mësim bazuar në kompetenca.
• Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet shkollës, prindërve dhe komunitetit për të ndihmuar në arritjen e objektivave kurrikulare.


▪ Infrastrukturë të Nevojshme, jo të Tepërt
• Investime të planifikuara dhe të arsyeshme në infrastrukturën shkollore:
• Ndërtim ose rinovim aty ku ka nevojë reale.
• Eliminim i projekteve të panevojshme dhe shpenzimeve të pajustifikuara.
• Ndërtimi i çerdheve të reja publike në lagjet e mëdha të qytetit.
• Rikthimi i çerdhes publike “ Yllka” në menaxhimin e komunës.
• Sigurimi i mjediseve të sigurta, higjienike dhe të përshtatshme për mësim.
• Shkollë e sigurtë
• Sigurim fizik në shkolla të paguara nga komuna e jo nga prindërit.
• Siguri për nxënësit nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas
• Siguri për nxënësit në shkollë dhe jashtë saj nga keqpërdorimi, bullizimi
dhe manipulimi i tyre nga më të rriturit apo nga grupet e ndryshme.
▪ Ngritja e Cilësisë së Arsimit
• Theks i veçantë në përmirësimin e rezultateve mësimore dhe uljen e
braktisjes shkollore.
• Nxitja e programeve jashtëshkollore, garave dhe aktiviteteve kulturore që
zhvillojnë aftësitë e nxënësve.
• Përforcimi i rolit të psikologëve dhe pedagogëve në shkolla për zhvillimin e
shëndetshëm të nxënësve.


Shëndeti dhe mirëqenia sociale
➢ Kujdes shëndetësor më afër lagjeve (urgjenca të decentralizuara):
▪ Digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë krijiminn e databazës softverike për ruajtjen e rezultateve të analizave dhe mundësi për çasje në kohë reale.
▪ Menaxhimi i radhës në mënyrë digjitale në ambientet e QKMF-së, AMF së dhe AMF-së.
▪ Digjitalizimi i autoambulancave dhe funskionalizimi i sisitemit të përcjelljes së Tracker në kohë reale, lajmërimi për patologjinë dhe gjendjen e pacientit ende pa arritur në qendrën e urgjencës nga tereni.
▪ Rritja e bashkëpunimit me Spitalin Rajonal të Prizrenit, në kuadër të projektit për digjitalizimin e emergjencës, nëmënyrë që të rritet efikasiteti në menaxhimin e rasteve urgjente.
▪ Rritja e inkasimit përmes menaxhimit të duhur të rasteve jourgjente dhe kategorive që nuk lirohen nga pagesat.
▪ Zgjerimi i gamës së shërbimeve në QKMF, funksionalizimi i sallës për intervenime të vogla kirurgjike dhe trajnimi i stafit për shërbim të avancuar në mënyrë që të lirohet ngarkesa në spitalin regjinal dhe pacientët të marrin shërbim pa nevojë për transport.




▪ Rritja e trajnimeve jashtë vendit për mjekë, përmes vendeve mike që janë të gatshëm të ofrojnë bashkëpunim, sidomos në trajnimet për meanxhim të emergjencave shëndetësore si Basic Life Support and Advanced Life Support.
▪ Zgjerimin e listës esenciale të barnave
▪ Rritjen e numrit të Chek UP në popullatës target dhe random
▪ Subvencionimin e stazhit te mjektë e rinj, në mënyrë që të rritet serioziteti gjatë stazhit dhe të ketë vijueshmëri të rregullt.
▪ Planifikimin e punësimit të të gjithë mjekëve të diplomuar në Komunën e Prizrenit. Paga të paguhet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe subvencionimit nga Komuna
▪ Krijimin e tri dhomave të reanimacionit, të pajisura me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe autoambulancë, që do të shërbejnë 24 orë në Has, Zhupë dhe Zhur.
▪ Krijimin e mundësisë për pacientët të marrin terapitë IM dhe IV në ambientete e QKMF-së, QMF-ve dhe AMF-ve, në mënyrë që të largohen nga rreziku i marrjes në shtëpi.
▪ Krijimin e barnatores falas për pensionistë.
▪ Modernizim të laboratorëve në QKMF dhe QMF.
▪ Shërbimi shtëpiak 24 orë.


Rinia dhe Sporti
➢ Mbështetje për të rinjtë me qendra sportive:
▪ Krijimi i një fondi të qëndrueshëm për përkrqahje të sektorit rinor.
▪ Krijimi i mundësive dhe hapësirës së mjaftueshme për të rinjtë në proceset vendimmarrëse, sidomos kur ka të bëjë me ështjet të cilat e prekin rininë.
▪ Ndëertimi i hapësirave të reja prë kinema, galeri të Artit dhe festivale të ndryshme.
▪ Mbështetje finaciare e qëndrueshme dhe e mjaftueshem për Shoqëritë Kulturore dhe Artistike dhe Festivalet e ndryshme në Prizren
▪ Rikthimi i Qendrës Sportive në menaxhimin e Komunës dhe vënia e saj në dispozicion të ekipeve dhe sportistëve të Prizrenit.
▪ Vazhdimi i ndëertimit të stadiumit me përmasa olimpike në vendin e paraparë sipas PRrU në Bokë.
▪ Shpërblim financiar dhe të gjithë kampionët prizrenas të nivelit kombëtar e ndërkombëtar.


Qeverisja dhe Transparenca
➢ Transparencë dhe llogaridhënie
▪ Publikimi online i të gjitha kontratave publike, buxheteve dhe shpenzimeve komunale.
▪ Platformë e hapur për raportimin e korrupsionit dhe parregullsive.
▪ Mbledhje publike të rregullta me qytetarët për raportim të rezultateve.
▪ Digjitalizim i shërbimeve komunale
▪ Zhvillimi i një platforme digjitale “E-Prizreni”, ku qytetarët mund të
aplikojnë për dokumente, leje ndërtimi, pagesa dhe shërbime të tjera pa pritje fizike.
▪ Aplikacion mobil për informim mbi ngjarjet, projektet dhe problemet në qytet.


➢ Pjesëmarrje qytetare
▪ Zbatimi i buxhetimit pjesëmarrës: një përqindje e buxhetit komunal të ndahet me propozime të drejtpërdrejta nga qytetarët.
▪ Forume të hapura për konsultim me të rinjtë, gratë dhe komunitetet pakicë.
▪ Administratë moderne dhe efikase
▪ Trajnim i stafit komunal për përdorim të teknologjisë së re.
▪ Shkurtim i burokracisë dhe ulje e afateve për shërbimet administrative.
▪ Përmirësim i cilësisë së shërbimit publik me standarde të qarta.
Buxheti
Korniza Buxhetore e Komunës duhet të jetë në përputhje me kornizën makroekonomike të Republikës së Kosovës dhe sipas dokumentit Korniza e Shpenzimeve 2026-2029 të përpiluar nga Qeveria e Kosovës. Financimi komunal përfshinë:
Të Hyrat Vetanake Komunale
Grantet Operative Qeveritare
Në funksion të realizimit të Programit Zhvillimor Komunal të Prizrenit 2026–2029, në përputhje me kornizat buxhetore të Republikës së Kosovës, parashihen shpenzime buxhetore të financuara nga granti qeveritar dhe të hyrat vetanake të Komunës së Prizrenit, në vlerë totale 323,104,830 €. Shpërndarja sipas kategorive buxhetore është si vijon: mallra dhe shërbime 62,132,499 €, shpenzime komunale 7,472,272 €, subvencione dhe transfere 24,859,803 € dhe investime kapitale 102,061,903 €.


Ky strukturim synon rritjen e eficiencës së shërbimeve komunale, mbështetjen e drejtpërdrejtë për qytetarët dhe zhvillimin e qëndrueshëm përmes projekteve kapitale me impakt afatgjatë.
Tabela 1: Buxheti i parashikuar per vitin 2026-2029

